75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Valon Murati: Zgjedhjet e djeshme ishin një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për ndryshim

Kreu i LB-së, Valon Murati, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme ishin rezultat I shprehjes së qartë të vullnetit të qytetarëve për ndryshim.

Ai ka shkruar tutje se fituesit të zgjedhjeve përveç që I uron fitoren, e presin sfida të rënda siç është dialogu me Serbinë.

“Dhe ndër më të rëndat për të dhe Kosovën do të jenë bisedimet me Serbinë, ndonëse fituesit po deklarohen se ato nuk janë prioritet për Kosovën. Vazhdoj të kem bindjen e plotë se pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë edhe konsolidimin e brendshëm e lë më atë të jashtmin”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i tij: