21:41 / E Diele, 17 Tetor 2021 / A. M.

Valon Ramadani tregohet “fer”, i uron fitoren Agim Aliut

Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” i ka uruar fitoren Agim Aliut të PDK-së.

“Votuesit e Komunës së Ferizajit kanë vendosur t’ia vazhdojnë edhe një mandat Agim Aliut. E uroj për fitoren.

Ende vazhdon procesi i numërimit dhe komisionerët e vëzhguesit, bashkë me të gjithë ne, do ta vazhdojmë punën që të garantohet secila votë.

Agim Aliu rikandidon në Ferizaj - Lajmet e Fundit - FISHMEDIA

Falënderoj çdo votues, dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë aktivistët e mbështetësit që kanë dhënë maksimumin në fushatë. Vazhdojmë punën kudo ku jemi, në Asamble Komunale apo në Kuvend të Kosovës, në struktura partiake e shoqërore, për ta bërë më të mirën për shtetin, komunën dhe qytetarët”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/