Valon Syla fiton gjyqin ndaj Shpejtim Bulliqit

Gazetari Valon Syla ka bërë të ditur se e ka fituar gjyqin ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, pasi ky i fundit ka paditur Sylën për shpifje dhe fyerje, duke kërkuar 15 mijë euro kompensim nga ai.
Padia, sipas avokatit të Bulliqit, kishte të bënte me disa “deklarata nënçmuese dhe shpifëse” në emisionin “Pressing” në T7 më 09,13,18 tetor 2021, ku sipas tij, Syla ka thënë se “Bulliqi ia ka vjedhur fëmijëve bojën e shkollës”.
