07:19 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Valuta e Iranit vazhdon rënien kundrejt dollarit

Valuta e Iranit ka vazhduar me rënien e saj të madhe në krahasim me dollarin amerikan si pasojë e rritjes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Vlera e rialit iranian sot shënon një rënie në 112.000 rialë, nga vlera e djeshme që ishte 98.000 rialë për një dollar amerikan. Shkalla që qeveria iraniane ka caktuar është 44.070 në krahasim me 35.186 sa ishte dje kundrejt një dollari.

Valuta e Iranit ka filluar të humbasë vlerën në krahasim me dollarin për një vit ndërsa ky trend negativ në Teheran është përshpejtuar nga muaji maj i këtij viti kur Presidenti amerikan Donald Trump shpalli vendimin për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit dhe paralajmëroi sanksione të rrepta që muajin e ardhshëm.

Qeveria e Iranit javën e kaluar shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif. Ai u shpall si një nga fajtorët për rënien e vlerës të rialit dhe gabimeve në tregun e zi e cila çoi në lehtësimin e ndikimit të valutave të huaja.