75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Valverde barazon rekordin e Guardiolës në Barcelonë

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Eibar 0-2 në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të La Ligas.

Kjo fitore, është historike për Barcelonën e Ernesto Valverdes.

Me këtë fitore, Barcelona arrin në kuotën e 31 ndeshje pa humbje në La Liga, për të barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolas.

Në sezonin 2010/2011, Barcelona që atë kohë drejtohej nga Pep Guardiola kishte arritur një seri prej 31 ndeshjeve pa humbje.