75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Valverde bëhet golashenusi më i mirë i Real Madridit

Futbollisti Federico Valverde, po shkëlqen këtë edicion te Real Madridi.

Mesfushori uruguaian ka shënuar tashmë shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Valverde shënoi golin e tretë për Real Madridin në fitoren 3-1 kundër Elches.

24 vjeçari është bërë golashënuesi më i mirë i Los Blancos për këtë sezon në La Liga, me gjashtë gola.

Valverde gjithashtu ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtjet jashtë kuadratit në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon (4)./IndeksOnline/