17:26 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Valverde e konfirmon, rikthimi historik mund të ndodhë te Barça

Ernesto Valverde e ka konfirmuar se mund të kemi një rikthim të Pedros në Barcelonë, pasi që vetë futbollisti ka shprehur dëshirë për këtë rikthim.

Pedro ka thënë që ai do të dëshironte të kthehet përsëri në klubin ku ka fituar 20 trofe përfshirë këtu pesë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Valverde tha “Ai është një lojtar historik”.

32 vjeçari ka luajtur vetëm katër herë në Ligën Angleze nën drejtimin e Frank Lampard kurse kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

/Indeksonline/.