Valverde flet për lëndimin e Messit, ja sa do të mungojë ai
Lionel Messit pasi që u rikthye nga lëndimi u lëndua përsëri, dhe kjo ka shkaktuar shqetësime për skuadrën katalunase.
Për lëndimin e tij ka folur edhe trajneri i Barçës, Ernesto Valverde: “Unë nuk e di se sa kohë ai mund të jetë në pushim. Shpresojmë që ai do të jetë së shpejti me ekipin. Nuk është serioze, është një zgjatje e vogël”.
Po ashtu mungesën e Messit ai e ka parë si një mungesë të madhe, mirëpo sipas tij Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë që mund ta menaxhojnë mungesën e tij./Indeksonline/.