Valverde flet për të ardhmen e Messit në Barcelonë
Menaxheri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për të ardhmen e Lionel Messit, mirëpo siç duket ai nuk është i shqetësuar për këtë gjë.
Messi pritet që të ketë edhe një sezon tjetër të suksesshëm me katalunasit, por ka pasur disa raportime se ai mund të largohet nga skuadra.
Valverde për këtë tha : “Nuk kam pse të shqetësohem për të ardhmen e tij, të gjithë vendosin për të ardhmen e tyre”.
Messi po rikuperohet nga një dëmtim po ashtu edhe Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kurse Antoine Griezmann duket se po e plotëson mungesën e tyre./Indeksonline/.