75 Mall Live Search
23:41 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Valverde: Nuk dinim si ta kalonim presionin e Realit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverdes në deklaratën e tij pas ndeshjes e ka kritikuar ekipin e tij se nuk ka arritur të kalonin presionin e vendosur nga Madridi.

Derbi përfundoi pa gola derbi dhe kjo nuk ka ndodhur që nga sezoni 2002/03..

Ndërkaq, pas ndeshjes Valverde fillimisht ka folur për Real Madridin.

“Real Madridi ka bërë një ndeshje të mirë. Neve do të na pëlqente të fitonim. Nuk dinim si ta kalonim presionin e tyre. Ata na bllokuan ne. Ne nuk kemi pasur vazhdimësi në këtë ndeshje. Ne e kemi përjetuar ndeshjen më ndryshe për shkak të fjalëve në rrjetet sociale, por kjo nuk i bëri gjërat më të vështira për ne”, tha në mes të tjerash Valverde.