75 Mall Live Search
17:35 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Valverde: Nuk është më ai Reali që e mposhtëm 5-1

Ernesto Valverde ka deklaruar se sfidat me Realin në gjysëmfinalet e Kupës do të jenë elektrizuese.

Sipas trajnerit spanjoll, nuk është më Reali i plogësht siç ishte në përballjen e fundit të këtyre dy skuadrave ku Barcelona kishte arritur fitore bindëse me rezultat 5-1.

“Do të jenë dy sfida të mëdha, në kohën kur ne po luftojmë në Ligë dhe Champions League. Kupa është objektivi i radhës për dy skuadrat dhe kjo gjë garanton rivalitet të madh. Real Madridi është në formë, nuk është ai që e mposhtëm në përballjen e fundit. Do të jetë më e komplikuar për ne” ka deklaruar Valverde./Indeksonline/