Valverde për Messin: Nipërve dhe mbesave do t’i them se ishte një lojtar që driblonte shtatë futbollistë dhe shënonte

Ish-trajneri i Barcelonës, Valverde i cili kishte punuar me Messin sa ishte pjesë e klubit katalanas ka vetëm fjalë të mira për të.
Valverde thotë se ai do të tregojë nipërve dhe mesave të tij për njeriun ‘jashtëtokësor’, shkruan IndeksOnline
Ai thotë se kur të plaket do t’i thotë atyre se ishte një djalë që driblonte shtatë lojtarë dhe shënonte gol.
“Deri atëherë do të ketë lojtarë të tjerë që do të lënë gjurmë dhe ata do ta harrojnë Messin pak. Kur të plakem unë do t’u them atyre se ishte një lojtar që mund të driblonte shtatë lojtarë dhe të shënonte”, tha Valverde.