75 Mall Live Search
14:27 / E Hënë, 17 Prill 2023 / B O

Valverde pritet të marr dënim të madh, ja me sa ndeshje pritet të pezullohet

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport e ka transferuar në Komitetin e Garave dosjen për sulmin e Valverdes ndaj Baneas , që ndodhi brenda stadiumit Santiago Bebnabéu në fund të përplasjes mes Real Madridit dhe Villarrealit.

Ky Komision së shpejti do të dal me verdiktin zyrtar për këtë rast.

Pasi të hapet dosja dhe të merren pretendimet nga palët, sanksioni mund të përfundojë deri në 12 ndeshje pezullim për Valverden e Real Madridit.

Dosja përbëhet nga ankesa e paraqitur nga Baena në një stacion policor në Castellón dhe raporti që policia e hapi pas ndërhyrjes në Bernabéu.

Me shumë gjasë, ky sezon në La Liga për Valvereden ka përfunduar pas dënimit që pritet ta marr./Indeksonline/