Valverde, trajneri i pestë, që u shkarkua nga Divock Origi!

Divock Origi ka qenë në edicionin e kaluar rezervisti më i mirë në botën e futbollit. Sulmuesi i Liverpoolit kishte realizuar golat vendimtare për skuadrën e Kloppit.
Dy golat ndaj Barcelonës dhe goli në finalen ndaj Tottenham do të mbahen mend gjatë për tifozët e Reds.
Por, Origi duket se është shëndrruar në makth edhe për trajnerët. Golat e tij kanë bërë që t’u paraprijnë shkarkimeve pesë trajnerëve të njohur.
Goli ndaj Watfordit në shtator të vitit të kaluar ka bërë që Garcia të shkarkohet nga kjo skuadër.
Golat ndaj Arsenalit në tetor të vitit të kaluar shtyen Arsenalin që të mendonte seriozisht shkarkimin e Emerys, gjë që ndodhi pak ditë më pas.
Origi shënoi në derbin e dhjetorit ndaj Evertonit, ndërsa tri ditë më pas u shkarkua trajneri Silva.
Dy golat ndaj Barcelonës dhe eliminimin e turpshëm pas fitores 4-0 nuk ia ka falur asnjë tifoz i Barcelonës trajnerit Valverde. Dhe duke pasur parasysh atë dështim historik, Barcelona mbrëmë ia tregoi derën trajnerit spanjoll.
Dështimi në finalen e Ligës së Kampionëve ku ka shënuar një gol Origi, ka qenë një nga arsyet edhe të shkarkimit të trajnerit, Pochetino./Indeksonline/