14:42 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Valverde tregon se a do të luaj Messi në ndeshjen hapëse në La Liga

Lionel Messi me shumë gjasa mund të humbasë ndeshjen e parë në La Liga për këtë sezon, për shkak të dëmtimit.

Valverde tha se  ‘Unë dëshiroj që të mund të mbështetemi tek ai por është e vështirë të shihet’

Barcelona do ta zhvilloj ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Athletic Bilbao të Premten.

Messi, i cili u paraqit edhe për Argjentinën në Copa America këtë verë, aktualisht është duke  pushuar për shkak të një lëndim andaj nuk udhëtoi me skuadrën e Barcelonës në SHBA për dy ndeshjet e tyre para sezonale me Napolin./Indeksonline/.