75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Valza e zgjon nga gjumi Edon Zhegrovën për t’ia uruar ditëlindjen

Futbollisti i njohur kosovar, Edon Zhegrova sot ka një ditë mjaft të veçantë.

Me këtë datë, Edoni mbushi plot 20 vjet jetë, ndërsa urimin më të bukur e mori nga motra, Valza, e cila është duke u shndërruar në një këngëtare të njohur.

Ajo e uroi futbollistin përmes një videoje që e postoi në Instagram, në të cilën shihet teksa në minutat e parë të ditës së sotme hyn në dhomën e tij duke ia kënduar këngën e ditëlindjes.

Edon Zhegrova së fundi ka luajtur në miqësoren kundër Danimarkës. /Indeksonline/