75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / C E

Van Basten e kritikon trajnerin e Manchesterit për shkak të holandezëve

Legjenda holandeze, Marko van Basten, e ka paralajmëruar trajnerin e United, Erik ten Hag, që të mos e mbingarkojë skuadrën e tij me shumë holandezë.

Mund të bëhet e rrezikshme nëse ke shumë lojtarë holandezë në skuadër dhe gjërat nuk po shkojnë mirë. Ju e patë gjithashtu te Barcelona, kur ata kishin 5 holandezë. Kjo do të funksionojë kundër teje dhe Ten Hag duhet të bëjë kujdes me të”, tha legjenda holandeze për “Ziggo Sport”:

Van Basten i këshillon Manchesterit sulmuesin tjetër holandez, Luk de Jong. “Kam dyshimet e mia për Veghorst. Një sulmues i fortë në ajër është De Jong dhe nuk mendoj se Veghorst është aq i fortë në këtë aspekt”, shtoi tri herë fituesi i Topit të Artë.