Van Bommel: Ndeshja ndaj Dritës është e vështirë

Ish-futbollisti i njohur Marc van Bommel i cili aktualisht është trajner i skuadrës Belge Antwerp, kafolur para ndeshjes kthyese kundër skuadrës së Dritës.
Ai tha se ndeshja kthese në Prishtinë do të jetë shumë e vështirë për futbollistët e tij.
“Rikthimi kundër Dritës do të jetë një lojë qind për qind e vështirë dhe e kuptoj se edhe atje është tridhjetë gradë,” tha Van Bommel, njofton mediumi belg “walfoot.be”, transmeton Indeksonline.
“Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0-0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem”, shtoi ai.
Drita dhe Antwerp do të ballafaqohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës./Indeksonline/