17:20 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Van de Beek në stërvitjet e para te Man United

Tashmë Van de Beek është futbollisti më i ri i Man United.

Ish-mesfushori i Ajaxit, Van de Beek firmosi me klubin anglez për shumën 45 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Kështu, mesfushori sot ka filluar edhe stërvitje me klubin e ri, lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Man United, ku ka postuar një fotografi të mesfushorit holandez me trajnerin Solskjaer.

Reprezentuesi holandez kontribuoi me 10 gola dhe 11 asistime në 37 ndeshje sezonin e kaluar para se të anulohej Eredivisie nga pandemia.