Van Dijk dhe Alisson me nota “përtokë” pas ndeshjes me Arsenalin, mirë për Xhakën

Arsenali mbrëmë ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 36-të të Premierligës.
Të dy golat Arsenali i shënoi pas gabimeve të mbrojtësit Van Dijk dhe portierit Alisson Becker.
Belgu u vlerësua me notën 5.7 derisa braziliani u vlerësua si më i dobëti i ndeshjes me notën 4.9.
Më i miri te skuadra e Liverpoolit u cilësua Sadio Mane që u vlerësua me notën 8.1.

Lacazette është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3.
Lojë të mirë ka bërë edhe Granit Xhaka që është vlerësuar me notën 7.7. /IndeksOnline/
