Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës

Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës
Kombëtarja e Holandës do të përfundojë Ligën e Kombeve pa dy yjet e saj.
Bëhet fjalë për Virgil Van Dijk dhe Frenkie De Jong, të cilët Koeman nuk deshi të rrezikojë yjet e tij.
Virgil van Dijk and Frenkie de Jong are not part of the squad for our final group stage game against Bosnia and Herzegovina in the #NationsLeague. ℹ️
— OnsOranje (@OnsOranje) November 18, 2024
@RonaldKoeman: “For both Frenkie and Virgil it is better for them to leave the training camp at this moment. That decision was… pic.twitter.com/EPcqG31Aux
“Si për Frenkie dhe Virgil është më mirë që ata të largohen nga kampi stërvitor në këtë moment. Ky vendim u mor për arsye mjekësore, sigurisht që interesi i lojtarëve ishte i pari”, u deklarua Koeman.
Kujtojmë që Holanda, do të përballet në ndeshjen e saj të fundit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, me ndeshjen që zhvillohet në Zenicë në orën 20:45./IndeksOnline/