75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Van Dijk e thyen “akullin” në Premierligë pas 6 vitesh, ja kush e kishte bërë i fundit

Virgil Van Dijk është shpallur mbrojtësi më i mirë i muajit dhjetor në Premierligë. Ky sukses nuk ishte përsëritur në këtë ligë më shumë se 6 vite.

Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen ishte mbrojtësi i fundit që e kishte marrë këtë çmim.

Van Dijk me Liverpoolin ka arritur 7 fitore në dhjetor, në po kaq ndeshje. Poashtu, super Virgil ka shënuar edhe një gol e ka bërë një asist.

Për shumë analistë, kapiteni i Holandës po vlerësohet si mbrojtësi më perfekt që ka luajtur në Premierligë.

Shearer ka thënë për të se sytë e tij kurrë nuk kanë parë një lojtarë të till, as sa ishte profesionist, as tani si analistë./Indeksonline/