Van Dijk fiton çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë, mposht Messin e Ronaldon
Në ceremoninë që po mbahet sonte, Virgil van Dijk fitoi dy çmime, atë të mbrojtësit më të mirë dhe lojtarit më të mirë në Evropë, shkruan Indeksonline.
Van Dijk ishte i pakalueshëm duke e ndihmuar jashtëzakonisht Liverpoolin ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Holandezi gjithashtu është në garë edhe për çmimin e lojtarit më të mirë në botë krahas Messit dhe Ronaldos, dhe ky çmim do të jetë një plus i madh/Indeksonline/