75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / A. A

Van Dijk ka edhe 3 vite kontratë, por Liverpooli dëshiron ta shpërblejë me rritje page

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk pritet të nënshkruaj kontratë të re 5 vjeçare me klubin anglez.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian Fabrizio Romano.

Van Dijk ishte transferuar nga Southamptoni në janar të vitit 2018 për 84 milionë euro. Kontrata aktuale skadon në qershor të 2023-tës.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi holandez ka operuar gjurin dhe pritet të mungojë të paktën edhe 5 muaj.

/Indeksonline/