75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Van Dijk, mbrojtës ”3n1” nga Terry, Ferdinand e Vidic

Virgil van Dijk është njëri prej mbrojtësve më të mirë në historinë e Premier league, gjithnjë sipas Jamie Redknapp.

Ai madje ka thënë se ai është ”përzierje” e tre mbrojtësve, John Terry, Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic.

Redknapp thotë se holandezi fantastik i Liverpoolit është thjesht i jashtëzakonshëm në punën e tij, transmeton IndeksOnline.

”Ne jemi vetëm në gjysmën e sezonit, por tashmë askush nuk është afër Virgil van Dijk në garën për çmimin e më të mirit të vitit”.

”Ai është një lojtar, të cilin çdo skuadër do ta donte pranë vetes”, tha Redknapp.

Ish-mesfushori i Liverpoolit shtoi: ”Duke i menduar tre mbrojtësit më të mirë në histori të PL – Terry, Vidic dhe Ferdinand, Van Dijk është përzierje e këtyre tre lojtarëve”’.

”Ai e lexon lojën si Terry dhe i bën pasimet e mira, ai ka shpejtësinë e Ferdinand, gjithashtu”.

”Derisa nuk është agresiv si Vidic, ai e ka të njejtin shpirt luftarak për të fituar. Ai është i qetë dhe një lider brilliant”, tha Redknapp në mes të tjerash./IndeksOnline/