09:30 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Van Dijk ndeshjen kundër Man Utd nuk e sheh si ndeshje të madhe

Virgil Van Dijk ka folur për ndeshjen e radhës të Liverpoolit që do ta zhvillojnë kundër Manchester United, mbrojtësi ka pretenduar se kjo përballje nuk është diçka e madhe.

“Unë nuk mendoj se është ndeshja më e madhe e sezonit. Është thjesht më e madhe se disa lojëra të tjera”, tha futbollisti.

Liverpooli për momentin është 15 pikë larg nga United pasi që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani në këtë sezon, e që kanë qenë tetë ndeshje.

Po ashtu kanë shansa që ta fitojnë edhe ndeshjen e nëntë me radhë pasi që Man Utd do të ketë disa mungesa, siç është portieri David de Gea e po ashtu në dyshim është edhe Paul Pogba i cili po ashtu është i lënduar./Indeksonline/.