75 Mall Live Search
14:48 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / L A

Van Dijk: Në dy muajt e ardhshëm do të ketë disa të reja për të ardhmen time

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk ende nuk ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.

Van Dijk, u pyet rreth kontratës së tij, ku dha edhe përgjigjen e tij rreth kësaj çështje.

Përveç tij edhe Salah nuk ka vazhduar ende kontratën e cila iu skadon në qershor të këtij viti.

“Në dy muajt e ardhshëm do të ketë disa përditësime për të ardhmen time”. “Kur të ketë një përgjigje të caktuar për të ardhmen time, ndoshta do të dalë. Gjithmonë kam thënë se jam mjaft i qetë për këtë”, u shpreh Van Dijk.

Van Dijk, këtë sezon ka bërë 35 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe një asistim për “Reds”, të cilët janë gjithnjë e më afër titullit të 20-të në Premierligë./IndeksOnline/