Van Dijk: Nesër nuk ka humbës, jam krenar që jam në garë me Messin
Virgil Van Dijk shpreson të fitoj Topin e Artë këtë vit edhe pse për kundërshtar e ka Lionel Messin.
Mbrojtësi i Liverpoolit, i cili shkëlqeu me skuadrën e tij në triumfin e Ligës së Kampionëve thotë se në atë mbrëmje nuk ka humbës.
“Nuk ka humbës në atë mbrëmje. Jam shumë krenar që jam në atë parantezë, të jem atje për mënyrën si kam performuar me ekipin vitin e kaluar dhe gjithashtu me vendin. Është thjesht diçka për të qenë krenar sepse jo shumë lojtarë shkojnë atje dhe janë të gatshëm për këto lloj gjërash. Nuk ka humbës atë mbrëmje, ne do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë Van Dijk.
Kujtojmë se Topi i Artë do të ndahet nesër mbrëma nga gazeta e famshme franceze “France Football”. /IndeksOnline/