75 Mall Live Search
22:35 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

Van Dijk nuk e lë rehat Shaqirin në intervistë, kosovari ia jep një shqelm

Liverpooli po vazhdon përgatitjet parasezonale në Austri në një kompleks jashtëzakonisht piktoresk dhe të bukur.

Në këto stërvitje është edhe Xherdan Shaqiri që sot ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Gjatë intervistës ai është ngacmuar nga shokët e skuadrës që silleshin me biçikleta rreth tij.

Madje Van Dijk e “ha” një shqelm nga Shaqiri derisa ky i fundit duket i “nervozuar” që nuk po mund të intervistohet i qetë. /IndeksOnline/