75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Van Dijk nuk mërzitet që s’fitoi “Unë nuk mund të krahasohem me Messin”

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk edhe pse ishte afër, nuk arriti të fitonte çmimin “The Best” nga FIFA për lojtarin më të mirë në botë.

Argjentinasi Lionel Messi mposhti holandezin që mbeti në vendin e dytë, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte i treti.

Megjithatë, kjo nuk e ka mërzitur qendër-mbrojtësin van Dijk që dha një deklaratë interesante më pas.

“Unë nuk mund të krahasohem me Messin, sepse jemi dy lojtarë të ndryshëm. Jam shumë krenar që kam arritur deri këtu” deklaroi van Dijk. /Indeksonline/