Van Dijk për të ardhmen: Nuk ka nevojë për panik

Virgil van Dijk ishte kryelajm në mediat sportive gjatë javës së fundit.
Mbrojtësi holandez ka kontratë ne Liverpulin deri më 30 qershor dhe ende nuk e vazhduar kontratën, shkruan IndeksOnline.
Pas humbjes nga PSG dhe eliminimit të Liverpulit nga Liga e Kampionëve, ka qarkulluar një fotografi e Van Dijk me presidentin e skuadrës franceze Al-Khelaifi, e cila është bërë në korridoret e stadimit ”Anfield”.
Kjo ka shtuar dyshimet për një kalim të mundshëm te skuadra nga Ligue 1,
Por 33-vjeçari ka shuar zërat për të ardhmen e tij duke qetësuar sadopak edhe tifozët e Liverpulit.
“Por unë nuk dua të krijoj ndonjë ankth apo diçka të tillë, thjesht mbaj kokën ulur dhe fokusohem në fitoren e 10 ndeshjeve të ardhshme.
Jam i sigurt se deri në fund të sezonit do të ketë lajme. Por çfarë lloj lajmi nuk jam i sigurt.
Nuk është një diskutim një-dy-tre dhe ja ku shkojmë. Ka shumë faktorë dhe për sa kohë që unë jam i qetë me ju djema, atëherë nuk ka nevojë për panik, çfarëdo që mund të ndodhë në të ardhmen.
Nëse do të isha i shqetësuar, do të më shihnit duke luajtur paksa i shqetësuar dhe nuk është kështu. Unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj Liverpool Football Club për momentin dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.”, ka deklaruar Van Dijk.
Nuk dihet ende nëse holandezi do të vazhdoj kontratën me Liverpulin apo do të largohet si agjent i lirë pas muajit qershor./IndeksOnline/