75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Van Dijku po i ndal kundërshtarët pa iu afruar, në një mënyrë të veçantë

Mbrëmë Liverpooli mposhti Evertonin me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Kampionët e Evropës fituan lehtësisht, madje me disa lojtarë të formacionit të parë në bankën rezervë.

Rezultati do të kishte qenë ndoshta ndryshe po mos të ishte vigjilenca e Virgil Van Dijkut.

Lojtari i dytë më i mirë në botë përdori zgjuarsinë e tij për ta ndalur lojtarin e Evertonit, Moise Keanin.

Ish-futbollisti i Juventusit po shkonte i vetëm me portierin, kur Van Dijku i bërtiti nga mbrapa për ta frikësuar.

Kean menjëherë e largoi topin duke bërë një gjuajtje të pasaktë drejtë portës së Adrien. /IndeksOnline/