Van Dijk pyetet për kontratën e re, ja si përgjigjet ai

E ardhmja e Virgil Van Dijkut te Liverpooli është ende e paqartë.
Van Dijkut, do t’i skadojë kontrata këtë verë dhe po shtohen zërat se nuk do të vazhdojë atë.
Por holandezi, kishte për të thënë diçka rreth kësaj teme.
“Ka progres, po”, këto janë diskutime të brendshme, unë e dua klubin, e dua Liverpoolin, i dua tifozët”, shprehet Van Dijk.
Van Dijk, këtë sezon ka bërë 41 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 1 asistim dhe holandezi është gjithnjë e më afër titullit të tij të dytë me “Redsat”./IndeksOnline/