75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Van Dijk pyetet rreth kontratës së re, ja përgjigjja e tij..

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ende nuk ka vazhduar kontratën e tij.

Van Dijk, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, dha përgjigjen e tij rreth situatës së tij aktuale.

“Nuk ka fare afat. Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”. “A ka ndonjë përditësim? Jo”, u shpreh Van Dijk.

Van Dijk, kujtojmë se iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2018 nga Southamptoni, ku është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ai ka fituar tituj të shumtë me Liverpoolin, mes tyre Premier League dhe Champions League, si edhe ishte shpallur lojtari më i mirë në Evropë për vitin 2019./IndeksOnline/