Van Dijk shtyen tifozin, refuzon ‘selfie’ gjatë intervistës

Mbrëmë Holanda dhe Norvegjia kanë barazuar me rezultat 1-1 në një ndeshje kualifikuese për botërorin 2022, transmeton Indeksonline.
Kombëtarja e Louis Van Gal u fut si favorite në ndeshje, por kur ke një kundërshtar si Haaland, ndonjëherë nuk del ashtu sic pritet. Sulmuesi i Dortmund e ngriti Norvegjinë në epërsi në minutën e 20, për t’u barazuar më pas 16 minuta më vonë nga Davy Klassen.
Por, ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte sjellja e pazakontë e mbrojtësit të Liverpool, Virgil Van Dijk, ndaj një tifozi, i cili dëshiroi të bëjë një fotografi me holandezin gjatë kohës kur ky i fundit po jepte intervistë, por Van Dijk refuzoi.
Mbrëmë ishte starti i parë për Van Dijk që nga tetori i vitit 2020.