10:49 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Van Dijk thotë se të gjithë duan të na mposhtin

Kampioni i Evropës, Liverpooli nis sonte rrugëtimin për të mbrojtur titullin kundër Napolit, në Itali.

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, që u zgjodh muajin e kaluar lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA-ja, mendon se të gjithë kundërshtarët e kanë një qëllim, që ta mposhtin Liverpoolin.

“Në përgjithësi në Ligën e Kampionëve, çdo gjë mund të ndodhë dhe është e qartë se të gjithë duan të na mposhtin ne, sepse jemi kampion.

Ne jemi gati. Duhet të luftojmë në çdo ndeshje dhe ne jemi gati për këtë” deklaroi van Dijk.

Ndeshja Napoli – Liverpooli, do të luhet sonte nga ora 21:00 në San Paolo. /Indeksonline/