Van Gaal njofton se ka fituar luftën me Kancerin, i gatshëm të kthehet në stol, preferon dy kombëtare

Trajneri i njohur, Luis Van Gaal ka njoftuar se ka fituar luftën me kancerin.
Tekniku holandez në vitin 2022 u diagnostifikua me kancer të prostatës, shkruan IndeksOnline.
Ai në një emision televiziv ka konfirmuar se e ka kaluar këtë fazë.
“Kanceri nuk më shqetëson më. Dy vjet më parë, bëra disa operacione. Gjithçka po shkonte keq në atë kohë. Kisha probleme me jashtëqitjen, pelenat, ishte e tmerrshme. Por në fund, gjithçka u zgjidh, kështu që tani mund ta menaxhoj. Kontrollohem çdo dy ose tre muaj, por po shkon mirë. Po bëhem gjithnjë e më në formë.”, deklaroi Van Gaal.
73-vjeçari ka pranuar se ka marr oferta për tu rikthyer në stol, por do të preferonte të merrte drejtimin e ndonjë kombëtare, dhe ka dy të preferuara.
”Kam marr disa oferta por nuk do të kthehem në një klub, sepse nuk dua të punoj çdo ditë. Ne jemi trajner kombëtar tetë herë në vit, por kush e do një 73-vjeçar që ka pasur kancer në prostatë? Do ta bëj vetëm për vende si Anglia dhe Gjermania.”, ka deklaruar holandezi./IndeksOnline/