Van Gaal, Van Dijkut: Shefi jam unë!

Louis van Gaal i është përgjigjur kritikave të Virgil van Dijk për taktikat e tij te Holanda. Mbrojtësi i Liverpoolit kishte thënë se preferon sistemin 4-3-3 te Holanda, ashtu siç luan me skuadrën e Klopp.
Van Gaal i ka bërë të qartë kapitenit të Holandës se ai është trajneri dhe se ai është personi kompetent që vendos formacionin në fushë.

“Unë e di që ai e ka atë preferencë, ai gjithmonë e ka thënë këtë publikisht. Ne e kishim këtë debat edhe kur erdha këtu. Por, unë jam menaxheri dhe unë vendos taktikat” ka thënë Van Gaal.
Van Dijk kishte thënë pas ndeshjes me Danimarkës se Holanda ka nevojë që të përmirësohet, duke filluar nga formacioni./Indeksonline/