75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Van Persie i thotë lamtumirë futbollit, poston një video emocionuese rrugës për stadium

Sulmuesi holandez Robin Van Persie sot do të penzionohet nga futbolli aktiv. 35 vjeçari që është rikthyer vitin e kaluar te klubi i tij i fëmijërisë Feyenoord, sot do të luaj ndeshjen e fundit kundër Den Haag.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Jemi rrugës për stadiumin ‘De Kuip’ për ndeshjen time të fundit. Mezi po pres. Dua të ju falënderoj të gjithëve pët këto 18 muaj. Sigurisht edhe për periudhën më herët sa kam qenë në klub. Ndjehem quditshëm, më duhet të ju them sinqerisht që është ndjenjë e mirë. Jam shumë i emocionuar. Ta bëjmë së bashku ditën e bukur, shihemi më vonë” deklaroi van Persie.

Holandezi ka luajtur për skuadrat e mëdha si Arsenali e Manchester United, ndërsa me ‘djajtë’ e kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2013, duke qenë futbollisti kryesor. /Indeksonline/