Vance: Harrisi, 1 milion herë më e keqe se Bideni

J. D. Vance, zgjedhja e Donald Trumpit për zëvendëspresident sulmoi Harris, duke thënë se ajo është “një milion herë më e keqe” se presidenti Joe Biden.
“Historia do ta kujtojë Joe Bidenin si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara. Miqtë e mi, Kamala Harris është një milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë”, tha Vance nga Radford, Virxhinia.
Ai akuzoi Harrisin se mbështeti “dështimet” e Bidenit dhe se ka gënjyer “për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si president”.
Sipas J. D. Vance karriera e Bidenit është e njëjtë me atë të Harrisit, ndërsa shtoi se asnjëri nuk është “i përshtatshëm për t’i shërbyer” Amerikës.