Vance: Kthimi i të gjithë trupave të pengjeve izraelite do të kërkojë pak durim

Zëvendës-Presidenti i SHBA-së, JD Vance u pyet në lidhje me lirimin e pengjeve të vdekur izraelitë nga Hamasi.
Sipas mediave të huaja, më herët këtë pasdite, Hamasi tha se do të lironte eshtrat e dy pengjeve të tjera izraelite sonte. Izraeli pretendon se 15 pengje janë ende të zhdukur.
“Është fokusi i të gjithëve këtu që këto trupa të kthehen në shtëpi te familjet e tyre, në mënyrë që të mund të kenë një varrim të duhur”, tha Vance.
“Megjithatë, kjo është e vështirë – kjo nuk do të ndodhë brenda natës”, shtoi zv.Presidenti i SHBA-së më tej, shkruan A2 CNN.
“Disa nga këta pengje janë varrosur nën mijëra paund rrënoja. Disa prej pengjeve, askush nuk e di se ku janë”, tha më tej ai.
“Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojmë për t’i siguruar ato dhe kjo nuk do të thotë që nuk kemi besim se do t’ia dalim”, shtoi Vance.
“Është vetëm një arsye për të pasur më shumë durim. Kjo do të kërkojë pak kohë”, përfundoi Vance.