Vanesa Ahmetaj fillon punën si notere në Fushë Kosovë

Sot ka filluar punën zyra noteriale në Fushë Kosovë, pranë objektit të ri komunal në krye me noteren Vanesa Ahmetaj.
Juristja Vanesa Ahmetaj ka përvojë shumëvjeçare të noteres në lëminë juridiko-pronësore.
Zyra ofron shërbime noteriale për të gjitha llojet e kontratave të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, deklarata/autorizime, vërtetime/pëlqime e poashtu edhe për zhvillimin e procedurës së trashëgimisë.
Kjo zyre noteriale gjendet në rrugën “Bedri Pejani”, objekti “PËRPARIMI”, Bresje, Kati 1, Nr. 1/4, Fushë Kosovë, mësaktësisht mbrapa objektit të Komunës së Fushë Kosovës ose përball gjykatës në Fushë Kosovë.
Aty mund të drejtohen të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime ligjore dhe noteriale si:
1. Hartimi dhe vërtetimi i kontratave:
• Kontrata shitblerjeje të patundshmërive
• Kontrata dhurimi
• Kontrata qiradhënie/qiramarrje
• Kontrata huaje dhe garancie
• Marrëveshje bashkëpronësie dhe ndarjeje
2. Vërtetimi i deklaratave dhe autorizimeve:
• Deklarata të ndryshme personale dhe biznesore
• Autorizime për veprime ligjore, pronësore apo përfaqësime jashtë vendit
• Pëlqime prindërore për udhëtime jashtë vendit
• Deklarata për shtetësi apo qëllime ambasadoriale
3. Legalizimi i dokumenteve dhe nënshkrimeve:
• Legalizim i nënshkrimeve në dokumente private
• Legalizim i kopjeve të dokumenteve origjinale
• Përkthime të dokumenteve me vërtetim noterial
4. Hartimi dhe ruajtja e testamentëve:
• Testamentë personale dhe të përbashkëta
• Këshillim mbi përmbajtjen dhe formatin e testamentit
• Regjistrim dhe ruajtje e testamentit në arkivën noteriale
5. Aktet noteriale të trashëgimisë:
• Procesverbale të hapjes së testamentit
• Dokumentacion për ndarjen e trashëgimisë
• Konfirmim i trashëgimtarëve ligjorë
6. Shërbime për biznese:
• Konstituimi i shoqërive afariste (shpk, sh.a.)
• Vërtetimi i ndryshimeve në statut dhe organet drejtuese
• Përfaqësim i aksionarëve dhe investitorëve
7. Çështje familjare dhe martesore:
• Marrëveshje paramartesore
• Marrëveshje për ndarje pasurie
• Deklarime për mirëmbajtje dhe kujdestari
8. Shërbime me urgjencë dhe jashtë zyrës (me marrëveshje):
• Dalje në institucione, shtëpi apo biznese për raste të veçanta
• Vërtetim dokumentesh në kushte urgjente