Hudgensi në premierën e “Bad Boys for Life”, pas lajmeve për ndarjen nga i dashuri

Vanessa Hudgensi u pa e buzëqeshur gjatë parakalimit në qilimin e kuq.
Aktorja 31-vjeçare dukej e lumtur në qilimin e kuq në premierën e “Bad Boys for Life” të martën në mbrëmje (14 janar) në Los Anxhelos.

Vanessa shfaqet në film përkrah yjeve të filmit, Martin Lawrence dhe Will Smith . Ajo dukej elegante me një fustan të bardhë me pupla.

Vetëm pak orë para ngjarjes, shpërthyen lajmet se ajo dhe Austin Butler u ndanë pas gati nëntë vjetësh së bashku.

Bukuroshja amerikane shkëlqeu me fustan të gjatë të disenjatorit, Georges Shobeika ./Indeksonline/

