75 Mall Live Search
00:08 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

Vapë e madhe, autobusi lëviz me pjesë të pasme hapur, rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion

Moti me temperatura të larta po mbizotëron ditëve të fundit në Kosovë.

Kësisoj, të gjithë po mundohen në mënyra të ndryshme t’i shmangen të nxehtit deri në 40 gradë.

Edhe një shofer i autobusit ia bëri “qaren” vetes.

Në orët e mbrëmjes një autobus është parë duke lëvizur me pjesën e pasme të tij të hapur te Parku Industrial në Drenas.

Kjo pa dyshim që ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky moment: