75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vapë e madhe në Kosovë, lopët freskohen në Liqenin e Batllaves

Gjatë ditës së sotme në vend kanë mbretëruar temperatura të larta.

Shumë qytetarë u freskuan nëpër pishina, e disa tashmë kanë nisur pushimet nëpër plazhe të ndryshme të Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Për shkak të temperaturave të larta, edhe disa lopë janë freskuar.

Siç shihet në këto pamje, disa lopë janë futur tek Liqeni i Batllavës në Podujevë./Indeksonline/