VAR “heroi” i Manchester United, e kualifikon në çerekfinale
Manchester United është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur PSG-në në “Parc des Princes” me rezultat 1-3.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vinte në këtë ndeshje me epërsi 2-0 por anglezët rikthyen rezultatin.
Romelu Lukaku ishte në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy golat për “Djajtë e Kuq”.
Sulmuesi belg kaloi skuadrën e tij në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Lukaku⚽️ 1-0 PSG 0 #ManUTDPSG #ManchesterUnited #ChampionsLeague #UCL #United @ManUtd credit @btsportfootball pic.twitter.com/nJffqVkMlD
— Uk_goals (@Uk__goals) March 6, 2019
PSG arriti të barazoj falë golit të Juan Bernat në minutën e 12-të të ndeshjes.
Incase you missed Bernat's goal
— ??iAmThαt (@OnegodFather_) March 6, 2019
Here it is #PSGMUN
pic.twitter.com/aLPkMIjUwA
Golin e dytë Lukaku e shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Lukaku has 2-goals in each of his last 3-games. Man U (+585) leads PSG 2-1, but still needs another goal to get through…#UCL
— SBR Sports Picks (@SBRSportsPicks) March 6, 2019
pic.twitter.com/DjMXVcAfcp
Fitoren United ia solli Marcus Rashfor në minutën e katërt shtesë nga penalltia.
PSG vs MUFC. Rashford goal. ??? pic.twitter.com/6cKz4dmeoL
— Izwan (@thisisizwanafiq) March 6, 2019
VAR-i ishte vendimtar në këtë ndeshje duke akorduar penallti për skuadrën mysafire, pasi gjyqtari fillimisht nuk e kishte parë rastin. /IndeksOnline/