VAR-i anulon një penallti në ndeshjen Real Madrid – Barcelona
Skuadra e Real Madridit është duke luajtur ndaj Barcelonës, ndeshjen e javës së dhjetë në La Liga.
Në minutën e tretë, skuadra vendase kërkoi një penallti, shkruan Indeksonline
Gjyqtari kryesor bëri me shenjë në 11-metërsh, por sistemi i teknologjisë, VAR e anuloi – pasi dyshohej për një pozitë jashtë loje gjatë aksionit.
Rezultati momental është 0:0.

