VAR-i anulon penalltinë sapo futbollisti niset ta ekzekutoj, rast epik
Teknologjia VAR ka nisur të përdoret edhe në Angli, në ndeshjet e Kupës, dhe gjithashtu do të jetë edhe në disa prej ndeshjeve të mbetura në Premier League. Por, ditën e sotme, në ndeshjen mes Burnley dhe Brunsleyt në FA Cup, ka ndodhur një episod i pazakontë.
Për vendasit e Burnleyt, ishte akorduar një penallti, por sapo futbollisti Matej Vidra po nisej për të goditur topin nga 11 metra, VAR-i u fut në lojë. Arbitri kryesor ndali vrullin e futbollistit.
Anësori e sinjalizoi, se pasi rasti ishte parë me VAR, ishte vënë re një pozicion jashtë loje, para faullit të shkaktuar në zonë, që solli edhe penalltinë. Vendasit e Burnleyt fituan takimin, me shifrat 1-0, vetëm falë një tjetër penalltie, të shënuar në minutën e 92′. /IndeksOnline/