15:02 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

VAR-i duhet patjetër të instalohet edhe në Kosovë!

Në ndeshjen Kek-u vs Feronikeli që po zhvillohet në Obiliq, ka pasur një situatë të dyshimtë kur futbollistët mysafir pretenduan që topi kishte kaluar vijën e fundit.

Sulmuesi Kastriot Rexha goditi me kokë, ndërsa portieri Drilon Hodaj e largoi topin nga vija e fundit.

Ekipi nga Drenasi shpërtheu në protesta, por gjyqtarët vendosën që loja të vazhdonte. /Indeksonline/