75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

VAR-i e “djeg” Messin, ia anulon golin gati pas 2 minutave

Argjentina nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në përballjen e djeshme ndaj Paraguajit. Lionel Messi me shokë patën një fund zhgënjyes, pavarësisht se dominuan ndeshjen në shumicën e kohës.

Dëshpërimi për Messin u bë më i madh nga VAR-i.

Leo shënoi gol të bukur që do t’i sillte fitoren Argjentinës, por që VAR-i anuloi golin e tij për një ndërhyrje të palejueshme në fillim të aksionit.

Madje, anulimi i golit u ba afro 2 minutash pas shënimit të golit dhe në momentin kur topi po nisej nga mesi i fushës./Indeksonline/